fbpx
LajmePolitika

Kontakti im i parë me PD”, nuk përmbahet Basha: Që gjimnazist e dija që do merresha me politikë e çfarë do bëhesha

“Kontakti im i parë me PD”, nuk përmbahet Basha: Që gjimnazist e dija që do merresha me politikë e çfarë do bëhesha
Basha ka botuar një libër në prag zgjedhjesh dhe libri i kryetarit të opozitës titullohet “Misioni Im”.
Në faqen e fundit të librit thuhet se: “Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve.
Në një rrëm prej 100 faqesh në kapituj të ndryshëm të këtij librin, Lulzim Basha rrëfen kontaktin e parë në zyrat e PD-së, pa e ditur se një ditë do të ishte ai kreu i saj.
Kapitulli II:
‘Partia demokratike dje, sot dhe nesër- ‘Partia më e bukur e Lindjes’.
Në ndërtesën e parë të PD-së në rrugën Fortuzi kam shkelur për një arsye të çuditshme, por edhe të thjeshtë për kohë. Sapo kishte dalë numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”, gazeta e parë opozitare. I gjithë qyteti e kërkonte. Gazeta e parë ishte prodhuar në dhjetëra mijëra kopje dhe ishte përpirë në minutat e para në treg.
Që kur isha gjimnazist e dija sa se nëse një ditë do merresha me politikë, kjo do të ishte vetëm nëpërmjet Partisë
Demokratike. Çdo gjë që kam bërë gjatë këtyre viteve, deri në momentin kur u riktheva –tashmë 30 vjecar, si koordinator i Komitetit të Orientimit të Politika në dhjetor të 2004- kishte të bënte me idenë fikse që rrinte në kokën time për t’u përfshirë në politikë vetëm nëpërmjet kësaj partie.
KOP-i ishte një organizëm i ngritur nga lideri i demokratëve Sali Berisha, ku u ftuan rreth 40 profesionistë të rinj dhe personalitete të shoqërisë civile, brenda dhe jashtë vendit, për t’i dhënë një impuls përgattjeve të PD-së për qeverijsen e re të vendit./ b.h

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button