fbpx
BotaKurioziteteLajme

Këta janë akademikët grekë me origjinë shqiptare?

Këta janë akademikët grekë me origjinë shqiptare?
Më 1856 tregtari tepër i pasur nga Voskopoja e Korçës në Vjenë të Austrisë, Simon Sina, dëshironte t´i bënte një dhuratë të madhe Greqisë, brenda në Athinë.Familja Sina bënë shumë dhurata bamirëse, midis së cilave urën e varur të Budapestit e cila kushtoi atëhere 500 mijë stërlina angleze.
Gjergj Sina ishte nënpresident i Bankës Austriake, president i shoqërisë së hekurudhave në Austri, pronar tokash në Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi etj.
Për krijimin e shtetit të ri grek, shqiptarët ose arvanitët kanë kontribuar në të gjitha drejtimet për ecurinë përpara të Greqisë. Arvanitët ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës.
Dhe investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptar.
Që në vitet e para të Revolucionit të 1821, luftëtarët e lirisë kishin dëshirë të themelonin Akademinë, sepse besonin se arma më e fuqishme ndër të gjitha ishte ndriçimi i trurit, pra Universiteti, Akademia, me pak fjalë arsimimi.
U bënë shumë përpjekje për të hapur Akademinë, por dështuan. Vetëm në vitin 1926 ministri i atëhershëm i arsimit Dhimitër Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botuan Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1925 ku bëhej realitet Akademia e Athinës me pamjen e brendëshme dhe misionin e sotëm.
Ndërtesa ku strehohet Akademia ka një histori interesante sepse u financua nga një shqiptar prej Voskopoje.
Më 1856 tregtari tepër i pasur nga Voskopoja e Korçës në Vjenë të Austrisë, Simon Sina, dëshironte t´i bënte një dhuratë të madhe Greqisë, brenda në Athinë.
Simon Sina ishte djali i Gjergj Sinës, ish-Konsull i Përgjithshëm në vitin 1834 i qeverisë greke në Austri. Familja Sina ishte me origjinë nga Vithkuqi (sot Vithkuq) i Korçës, por që andej ishin ngulur në Voskopojë dhe më vonë u vendosën në Vjenë. Sinajt u morën në fillim me zhvillimin e tregtisë midis Austrisë dhe Perandorisë Otomane. Më vonë themeluan fabrikën e penjëve dhe të stofrave të pambukta.
Themeluan Bankën Kombëtare të Austrisë. Familja Sina bënë shumë dhurata bamirëse, midis së cilave urën e varur të Budapestit e cila kushtoi atëhere 500 mijë stërlina angleze. Gjergj Sina ishte nënpresident i Bankës Austriake, president i shoqërisë së hekurudhave në Austri, pronar tokash në Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi etj. Sinajt janë dekoruar nga qeveritë Ruse, Turke, Greke për bamirësitë e tyre në këto vende. Gjergj Sina vdiq më 18 maj 1856.
Djali tij, Simon Sina, ndoqi gjurmët e të atit, duke bërë edhe ky dhurata të mëdha bamirëse. Sinajt nuk harruan kurrë atdheun e tyre, Shqipërinë. Ata dërguan shumë bijë shqiptarësh me bursa në Universitetet e Europës.
Më 1859 filluan punimet e para. Më 15 prill 1876 Simon Sina vdes, duke lënë trashëgimtar vetëm dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij Ifigjenia Sina, më 1885.
Kështu hapja e Akademisë së Athinës u dedikohet, pra, dy arvanitasve të vërtetë, Teodor Pangallo, që ishte atëhere në brendësi të punimeve, dhe arvanitasi tjetër Dhimitri Egjiniti, që ishte atëherë ministër i Arsimit.
Disa nga akademikët me origjinë aravanitase janë: Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.
Kontributi i arvanitasve në kulturën artistike greke
Mënyra e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të huaj, që kanë vizituar ballkanin në shekujt e mëparëshëm.
Shumë piktorë të huaj, të frymëzuar nga lloji i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase ose shqiptare, mbushën tablotë e tyre me këto tema.
Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanit gjenden nëpër muzetë e mëdha të Europës dhe kanë tërhequr vëmendjes e vizitorëve të shumtë.

Por nuk ishin vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan nga mënyra e jetesës, veshja dhe figura e luftëtarit arvanitas ose shqiptar.
Nga fara arvanitase dolën shumë piktorë dhe disa prej tyre u bënë me famë botërore.
Temat frymëzuese të këtyre piktorëve të mëdhenj arvanitas ishin betejat fitimtare të princit të Arbërisë dhe Epirit, Skënderbeut, i njohur nga Papa Piu i 2-të, mbret i Albanisë dhe Maqedonisë më 1458. Lufta shekullore e kombit të Arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë nga trojet tona shekullore etj.
Disa nga këta piktorë me famë botërore janë: Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea Kryezi, Niko (Gjika)Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj.
Të gjithë këta piktorë të mëdhenj me famë botërore janë me prejardhje shqiptare, kanë deklaruar vetë që janë arvanitas nga zonat e banuara me shumicë dërrmuese me arvanitë, si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia, etj. që janë zemra e Greqisë së lashtë, dhe janë banuar dhe banohen edhe sot nga kjo racë.
Arvanitasit kanë ndërtuar dhe teatrin e parë prej guri të Greqisë. Pas revolucionit të 1821, arvanitasi Jani Bukura ndërtoi teatrin e parë prej guri të Greqisë së Re në Athinë. Jani Bukura ishte një detar, luftëtar i zoti, por mbi të gjitha kishte një shpirt të pasur prej artisti.
Jani Bukura është babai i piktores së madhe greke Eleni Bukura-Altamura dhe djali i kryeplakut të fundit të ishullit të Specas, Gjergj Bukura.
Detari Jani Bukura, një luftëtar i guximshëm, kishte edhe një dashuri të veçantë për artin, për arsimin. Vdiq më 1861, në krahët e vajzës së tij Eleni Bukura, piktores së parë femër në Greqi, e cila krijoi parakushtet për emancipimin e gruas

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button