fbpx
Lajme

E rëndë, ishte larguar nga banesa para 3 ditësh, gjendet i varur në Vorë 50-vjeçari

Një 50-vjeçar me iniciale T.K, është gjetur i vetëvarur në një pallat të braktisur në rrugën “Demokracia”, në Vorë.

50-vjeçari kishte 3 ditë që ishte larguar nga banesa. Sipas policisë, shtetasi në fjalë nuk kishte shenja dhune në trupin e tij. Ndërkohë vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë/ Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.03.2021, rreth orës 15:50, në rrugën “Demokracia”, në Vorë,​ në një pallat të braktisur, është gjetur i vetëvarur shtetasi T. K., 50 vjeç,i cili ishte larguar nga banesa më datë 19.03.2021.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button