fbpx
Politika

Video/“Rama ik”, Cfare Po Ndodh Ne Berat!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në kuadër të takimeve të fushatës është ndalur këtë të shtunë në qytetin e Beratit, ku ka patur një pritje masive.

Mes thirrjeve “Rama ik”, mbështetësit e PD-së në Berat kanë pritur kryedemokratin, i cili tha ndër të tjera se ngjitja e Rmaës në pushtet ishte aksidentale, por kjo nuk do të jetë e ardhmja.

“Jam shumë i prekur dhe i emocionuar nga kjo pritje në Beratin e lashtësisë dhe kulturës. 8 vjet më parë Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Edi Rama kryeministri, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Nga jugu në veri takoj qytetarë që duan ndryshim. Dhe ne jemi shpresa dhe jemi forca që do ta bëjmë këtë ndryshim të mundur.

Do t’i japim fund shpërdorimit të parave me tendera korruptiv dhe fasada që i prish shiu i parë. Hani i Hotit-Përmet do të jetë një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës. Për 8 vite me radhë paratë e shqiptarëve i degdisën te një grusht njerëzish”, tha ndër të tjera Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button