fbpx
Lajme

Të shtëna me armë në Kombinat, një person i shpëton vrasjes

Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Shqipëri diten e sotme kur jane regjistruar nje i vrare ne Durres dhe dy te plagosur ne Shkoder.

Ne ngjarjen e fundit të shtëna me armë ka pasur në Kombinat, tek rruga ”Shaban Bardhoshi”.

Sipas policise autori tentoi të vrasë Artur Korteshin, ndërkohë që sipas dëshmitarëve terrorizoi gjithë zonën.

Autori R.G vetëm ka qëlluar në ajër, dhe nuk ka shkaktuar dëme.

Deklarata e policise:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet.

Punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button