fbpx
AktualitetLajme

Identifikohet autori i sulmit me armë në Shkodër, plagosi dy vëllezërit

Identifikohet autori i plagosjes së dy vëllezërve Doçaj mbrëmjen e së shtunes në Shkodër. Besmir Përkola është autori i dyshuar dhe është shpallur në kërkim.

Dy vellezerit Marjan dhe Hoten Doçaj u plagosën me armë teksa ishin duke udhëtuar me një automjet ‘’Audi’’ në fshatin Bardhaj.

Informacioni i meparshem:

Pak caste pas atentatit me arme ne Shkoder jane zbardhur edhe identitetet e dy personave te plagosur. Policia tha se se bëhet fjalë për vëllezërit Hot dhe Marjan Doçi.

Ndaj tyre eshte qelluar disa here me arme duke i lene te plagosur ne oret e mbremjes.

DEKLARATA E POLICISE SHKODER:

“Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D., 23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Raportimi i pare: Pak ore pas vrasjes se Mond Cekicit ne atentat mafioz ne Durres, nje tjeter krim trondit vendin ne Shkoder.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër, në fshatin Bardhaj, ku raportohet se jane qelluar dy persona me inciale G.D dhe M.D.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button