fbpx
BotaKurioziteteLajme

Francezi 18 vjeçar studion gjuhën shqipe në Paris, librat e preferuar në shqip

Francezi 18 vjeçar studion gjuhën shqipe në Paris, librat e preferuar në shqip
Studenti 18 vjeçar nga Franca, Arnaud Boutin në një intervistë për “Telegrafi” ka folur rreth studimit të gjuhës shqipe dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin Inalco të Parisit.
Boutin ka treguar se dëshira e tij për të studiuar gjuhën shqipe kishte ardhur qysh në moshën e adoleshencës.
“Kur isha 15 vjeçar kisha një mik që quhej Alban dhe në kohën e adoleshencës të gjithë jemi kureshtar dhe e zbulova Shqipërinë peizazhet e bukura të Shqipërisë dhe Kosovën pastaj, dhe vendosa që të studioj gjuhën shqipe. Tash janë në vitin e dytë të studimeve. Profesorët që ligjërojnë janë shqiptar dhe shumica vijnë nga Shkodra.”, tha Boutin.
Studenti francez më tej tregon se në fillim të studimeve të tij ka pasur vështirësi, mirëpo që gradualisht ka arritur t’i mënjanoj.
Ai shprehet se ka vizituar vetëm njëherë Shqipërinë dhe ka qëndruar vetëm dy ditë.
“Unë kam shkuar në Shqipëri vetëm një herë ishte në muajin shtator kam qëndruar vetëm dy ditë në Tiranë dhe në Krujë, por dua të shkoj sërish”, tha Boutin.
Dëshira për të mësuar gjuhën shqipe dhe historinë e shqiptarëve, e shpreh edhe simboli i shqiponjës që ai mbanë në dhomën ku ai studion. Ai tregon se këtë e ka dhuratë nga disa miq të tij shqiptar.
“Kam disa miq shqiptar dhe gjyshi i njërit nga miqtë më ka dhuruar këtë shqiponjë”, shprehet Boutin.
E emri i tij Arnaud ndonëse është emër francez, duket pak si emërtimi që turqit i kanë vënë shqiptarëve në kohën e Perandorisë Osmane, por ai tregon se emri i tij nuk ka fare lidhje me shqiptarët apo turqit.
“Të gjithë më pyesin për emrin, e di këtë, por në frëngjisht nuk ka asnjë kuptim me prejardhje shqiptare ose turke”, u shpreh Aranud Boutin për Telegrafin.
Mes tjerash ai tregon se i pëlqen shumë kultura shqiptare, historia e shqiptarëve që nga periudha e Ilirëve e deri më sot. Arnaud thotë se i pëlqen edhe muzika shqip dhe se këngëtare të preferuar ka Elvana Gjatën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button