fbpx
Bota

Tjetër sekuestrim masiv kanabisi në Spanjë, midis pesë shqiptarëve të arrestuar edhe një grua.

Tjetër sekuestrim masiv kanabisi në Spanjë, midis pesë shqiptarëve të arrestuar edhe një grua.

Pas shtëpive me sera dhe pyjeve, tani janë pronat industriale të mbyllura për shkak të krizës ekonomike që shërbejnë për lulëzimin e industrisë së kanabisit.

Garda Civile spanjolle në Casetas kreu operacion e quajtur “Quiperi”, duke përfunduar me arrestimin e një grupi kriminal me origjinë shqiptare të përbërë nga pesë persona që kultivonin substanca narkotike.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 2,600 bimë. Operacioni filloi katër muaj më parë, në mes të nëntorit, kur agjentët e Gardës Civile Alfajarín (Zaragoza) zbuluan 900 bimë marijuane në një depo industriale në La Puebla de Alfindén. Ata arrestuan personin përgjegjës për kultivimin, një i ri 25-vjeçar shqiptar.

Kjo ndërhyrje çoi në gjurmët e anëtarëve të tjerë të organizatës. Agjentët zbuluan se i arrestuari përdorte një makinë që i përkiste një gruaje e cila, përveç kësaj, kishte marrë me qira tre ndërtesa të tjera industriale në pjesë të ndryshme të Zaragoza dhe rrethinat e saj.

Hetimet lejuan të zbardhen hollësitë e kësaj organizate dhe këtë javë u zhvilluan kërkimet dhe arrestimet e tjera.

Midis personave të arrestuar është edhe një grua, edhe ajo me origjinë shqiptare. Tre nga të arrestuarit qëndronin në mënyrë të parregullt në Spanjë. Të gjithë ata u vunë në dispozicion të Gjykatës së Zaragozës.

Përveç kultivimit të lëndëve narkotike, ata akuzohen edhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button