fbpx
KurioziteteLajme

Shkrumbohet nga flakët autobusi urban në Vlorë, pasagjerët në panik dalin me vrap

Shkrumbohet nga flakët autobusi urban në Vlorë, pasagjerët në panik dalin me vrap

Autobusi i shkrumbuar

Një autobus i linjës urbane të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje, duke shkaktuar panik tek pasagjerët.

Mësohet se ngjarja ndodhi pranë gjimnazit “Halim Xhelo”, ku fatmirësisht si pasojë e flakëve në autobus, nuk ka persona të lënduar. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në motor.
Ekipi i zjarrfijkësve mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Nga kjo ngjarje pati vetëm dëme materiale.

Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 20.03.2021, rreth orës 18:20, në lagjen “28 Nëntori“, Vlorë, një autobus i linjës së qytetit, me drejtues shtetasin P. A, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button