fbpx
Show-Biz

“Më kërkuan të hiqja të brendshmet”, aktorja e famshme rrëfen të pathënat e skenës së famshme të “Basic Instinct”

Sharon Stone thotë se nuk ishte paralajmëruar që organet gjenitale të saj do të ekspozoheshin në skenën e marrjes në pyetje në “Basic Instinct”, raporton “CNN”.

Në një fragment nga kujtimet e saj, botuar në “Vanity Fair” , aktorja fituese e “Globit të Artë” foli për filmimin e dramës erotike të vitit 1992, duke thënë se megjithëse filmi e bëri atë një yll, përvoja “e tmerrshme” e interpretimit të rolit i dha “makthe të tmerrshme”.

“Pasi xhiruam ‘Basic Instinct’, unë u thirra për ta parë atë. Jo vetëm me drejtorin, siç parashikohej, por në një dhomë të mbushur me agjentë dhe avokatë, shumica e të cilëve nuk kishin asnjë lidhje me projektin,”- shkroi ajo.

“Kështu e pashë vaginën time të filmuar për herë të parë, shumë kohë pasi më kishin thënë: ‘Ne nuk mund të shohim asgjë, thjesht kam nevojë që të hiqni mbathjet, pasi e bardha reflekton dritën, kështu që ne e dimë që ke mbathje’“.

Sipas Stone, ajo “shkoi në kabinën e projeksionit, goditi (drejtorin) Paul (Verhoeven) në fytyrë, u largua, shkoi te makina dhe thirri avokatin, Marty Singer”.

Pasi u këshillua me avokatin e saj, tha Stone, ajo në fund të fundit zgjodhi të mos kërkonte një urdhër ndalimi mbi skenën e diskutueshme.

“Pse? Sepse ishte e saktë për filmin dhe për personazhin; dhe sepse, në fund të fundit, unë e bëra atë,“- shkroi ajo.

Verhoeven më parë mohoi që Stone të mos kishte pranuar të filmohej në zona intime teksa hapte dhe kryqëzonte këmbët.

“Sharon po gënjen“,- tha ai për “ICON” në vitin 2017. “Çdo aktore e di se çfarë do të shohë nëse i kërkoni asaj të heqë të brendshmet dhe të qëndrojë ashtu përpara kamerës“.

Një përfaqësues për Verhoeven nuk pranoi të komentonte mbi këtë çështje të premten.

Kujtimet e Stone gjithashtu përfshijnë disa nga ngacmimet seksuale me të cilat u përball gjatë gjithë karrierës së saj, duke u këshilluar nga një prodhues filmi që të flinte me aktorin protagonist mashkull për të përmirësuar “kiminë e tyre në ekran”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button