KurioziteteLajme

“Çfarë ka…”/ Zbardhet dinamika e vrasjes anëtarit të bandës së Durrësit, Mond Çekiçi udhëtonte me shofer, një mjet i preu rrugën.

“Çfarë ka…”/ Zbardhet dinamika e vrasjes anëtarit të bandës së Durrësit, Mond Çekiçi udhëtonte me shofer, një mjet i preu rrugën.

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e Edmond Koçit sot në Durrës. Ngjarja ndodhi pranë Drejtorisë Arsimore Durrës, rreth orës 08:40 të mëngjesit. 40-vjeçari, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi, pjesëtar i grupit të bandës kriminale të Lul Berishë.

Viktima udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin.

Fill pas kësaj, ata janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura në Tirane, i cili është braktisur dhe djegur nga autoret në Katund Sukth, Durrës.

Burimi/ BW

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button