fbpx
KurioziteteLajme

3 maj 1999 – Kukës, Shqipëri

3 maj 1999 – Kukës, Shqipëri

Të paktën katër njerëz të ndryshëm po kalojnë me kujdes nje fëmijë të vogël përmes një gardhi telash me gjemba. Fëmija duket i frikësuar, ndryshe nga gruaja që buzëqesh plot me emocion nga ana tjetër.

Telat me gjemba rrethojnë kampin e madh të refugjatëve në Kukës në verilindje të Shqipërisë i cili, gjatë luftës së Kosovës (1998-1999), priti mijëra refugjatë kosovarë të etnisë shqiptare. Emri i fëmijës është Agim Shala dhe ai është vetëm 2 vjeç. Anëtarët e familjes së tij janë duke e parë me sy për herë të parë pas një kohë të gjatë e të frikshme.

Prindërit e fëmijës janë kosovarë dhe janë strehuar brenda kampit. Ata kanë kapërcyer kufirin për t’u larguar nga dhuna e ushtruar nga trupat e Slobodan Miloševic-it dhe nga paraushtarakët serbë: Beogradi ka vendosur ta shkatërrojë UÇK-në (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) dhe ta shtypë me dhunë përpjekjen e provincës për t’u shkëputur. Gjyshërit janë jashtë kampit. Ata sapo kanë mbërritur nga një vendndodhje tjetër në Kosovë dhe tani po presin të pranohen në kamp. Ndërkohë, ata nuk durojnë dot pa e përqafuar nipin e tyre.

Carol Guzy, e cila bëri fotografinë, fitoi çmimin Pulitzer në vitin 2000./ KultPlus.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button