fbpx
BotaLajme

24 vjeçari shqiptar dhe rumuni gjenden të vdekur në rrugë, njërit i ishte prerë koka!

Dy rinj janë vrarë dhe një 33 vjeçar është plagosur në një aksident rrugor në dalje të Los Narejos drejt Kartagjenës në Spanjë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, kohë kur ndalimi i qarkullimit është në fuqi.

Por, ajo që e bën më tragjik faktin është se dy të vdekurit janë gjetur lakuriq në rrugë dhe njërit i ishte prerë koka.

Të dy trupat siç shkruajnë mediat spanjolle, kanë shenjta të qarta të gjymtimit. Viktimat janë të moshës 24 vjeçare dhe njëri është nga Shqipëria ndërsa tjetri nga Rumania.

Përplasja

Drejtuesi i njërës prej makinave po udhëtonte drejt Kartagjenës kur u përplas me automjetin tjetër ishte ndalur në rrugë dhe me dritat e fikura.

Përplasja ishte aq e fortë se dy makinat u zhvendosën disa metra nga vendi ku ndodhi goditja. Përveç kësaj, trupat ishin jashtë automjetit në kohën e aksidentit.

Hipoteza kryesore e hetuesve është se njëra nga automjetet pësoi një defekt në mes të rrugës dhe dy personat brenda saj dolën dhe makina tjetër i përplasi ata.

Sidoqoftë, hetuesit nuk përjashtojnë ndonjë hipotezë tjetër, se pse viktimat ishin të zhveshur.

Nga ana e tij, shoferi i mjetit të dytë i përfshirë në aksident u plagos lehtë dhe u transferua në spital.

Ka dyshime se ngjarja mund të jetë e lidhur me krimin e organizuar dhe do të jetë autopsia për viktimat që do të zbulojë përfundimisht shkakun e vdekjes, ndërsa hetimet vazhdojnë nëse kishte ndonjë automjet të tretë të përfshirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button