fbpx
BotaKurioziteteLajme

19-vjeçarja shqiptare e zhdukur në Greqi/ Hetuesi: Dikush fshiu të dhënat nga celulari

19-vjeçarja shqiptare e zhdukur në Greqi/ Hetuesi: Dikush fshiu të dhënat nga celulari

Detaje të reja  janë zbuluar nga mediat greke në lidhje me zhdukjen e një 19-vjeçareje, me origjinë shqiptare në Greqi, të quajtur, Artemis Vassil.

Në një emision televiziv “Dritë në fund të tunelit”, është zbuluar se dikush ka fshirë disa të dhëna nga celulari i vajzës duke u munduar të fshihte të vërtetën.
Vassilis Georgopoulos, një agjent privat i Kriminalistikës Elektronike, hetoi për të zbuluar vendndodhjen e saktë të celularit të vajzës, por ka mësuar se dikush kishte fshirë të dhënat.
“Familja, me iniciativën e saj, më autorizoi të hetoj dy adresat e postës elektronike dhe një tabletë të përdorur nga Artemis, në mënyrë që të gjej gjurmët e saj më të fundit elektronike. Vajza e kishte lidhur celularin me gmail-in e saj .
Në hetimin tim, unë zbulova se dikush fshiu të gjitha gjurmët elektronike nga llogaria e saj , duke fshirë të dhëna nga telefoni i saj celular që ishin gjithashtu të dobishme për kërkimin,” tha hetuesi privat.
I pyetur nëse të dhënat mund të rikuperohen, Vassilis Georgopoulos u përgjigj: “Procedurat duhet të fillojnë menjëherë nga autoriteti kompetent i policisë, sepse kanë kaluar pesë muaj që nga zhdukja dhe në gjashtë prej këtyre dosjeve po fshihen.”

Burimi/Javanews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button