LajmePolitika

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla

TIRANË
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

SPAK ka kërkuar 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Llalla.

Ky i fundit përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe për këtë arsye i zbresin 1/3 e dënimit, duke i mbetur 1.4 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik, ky i fundit si dënim plotësues.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Në seancën e sotme, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj. Ndërkohë, siç raporton gazetarja Lala, seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button