KurioziteteLajme

Problemet me dekriminalizimin, Celibashi: Nuk është vetëm Tom Doshi, ka indicie edhe për 10-15 të tjerë

Problemet me dekriminalizimin, Celibashi: Nuk është vetëm Tom Doshi, ka indicie edhe për 10-15 të tjerë

Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka folur rreth problemeve që kanë disa nga kandidatët për deputetë me dekriminalizimin.

 

Celibashi tha në emisionin “Radar” se përveç Tom Doshit, janë edhe 10-15 kandidatë të tjerë që do të verifikohen, pasi dyshohet se kanë qenë të dënuar më parë.

 

“Pardje kemi regjistruar listat. Dhe kemi kandidatë zyrtarisht për deputet. Ne jemi në të drejtën për të filluar proces verifikim. Nuk është vetëm Doshi, deri më tani kemi 10-15 raste por kjo do të vazhdojë. Po verifikohen dokumentacioni. Dhe do ja dërgojmë Prokurorisë”, tha Celibashi.

 

Për sa i përket rastit të Tom Doshit, Celibashi tha se KQz do të bëjë verifikimin e këtij kandidati nëse do të jetë e nevojshme.

 

“Përse PSD është e renditur e para ka të bëjë me shortin dhe nuk e di pse mund të komentohet. Duket e çuditshme. Procesi i hedhjes së shortit ishte transparent me përfaqësues të të gjitha partive. Është rastësore dhe nuk ka domethënie. Për sa i përket Doshit si kandidat për deputet, e kam thënë se si për këtë dhe për të tjerë nëse do ketë nevojë verifikimi për gjendjen e tyre me ligjin, KQZ do ta bëjë këtë gjë dhe do ta bëjë me një shpejtësi të shtuar”, u shpreh kreu i KQZ

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button