fbpx
Bota

Grushti i shtetit në Mianmar, zhduket në rrethana misterioze gazetari i BBC-së

Një gazetar nga Mianmar i shërbimit lokal të BBC është “shënuar si i zhdukur”, pasi ai u mor nga njerëz të paidentifikuar në kryeqytetin Naypyidaë, tha BBC, duke shprehur shqetësim për sigurinë e tij.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për reporterin tonë Aung Tour, i cili u mor nga njerëz të paidentifikuar,” shkroi BBC në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

Gazetari u zhduk në mes të ditës në kryeqytet dhe BBC po bën gjithçka që mundet për të gjetur se ku është ai.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të na ndihmojnë ta gjejmë dhe të konfirmojmë se është mirë”, raporton BBC.

Media lokale Mizima gjithashtu raportoi se një nga reporterët e tij u “arrestua” në të njëjtën kohë me reporterin e BBC Aung Tur.

Të paktën 30 gazetarë janë arrestuar që nga grushti i shtetit, të paktën 18 prej tyre në burg, sipas OJQ-së lokale, Shoqata për Ndihmën ndaj të Burgosurve Politikë.

Midis të burgosurve është Tein Zo, një fotoreporter për Associated Press. Ai u arrestua ndërsa raportonte për një demonstratë në Yangon, qyteti më i madh i vendit dhe u akuzua për frikësimin e banorëve, përhapjen e lajmeve të rreme dhe nxitjen e nëpunësve civilë që të mos binden.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button