fbpx
Show-Biz

Fjolla Morina martohet në Maldive, publikon fotot nga ceremonia (Foto)

Ditën e sotme, këngëtarja Fjolla Morina është martuar me të fejuarin e saj, biznesmenin Fisnik Syla. E zhdukur prej kohësh nga syri i policisë, prej disa ditësh ajo ka treguar përmes rrjeteve sociale që po feston për dashurinë, duke udhëtuar në Dubai, ndërsa sot, nga Maldive, ajo shfaqet me fustanin e bardhë.

Në Instagramin e saj Fjolla ka publikuar pamje të tjera nga ceremonia e tyre ku shfaqen të rrethuar nga stafi i hotelit dhe duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin. Traditat aziatike po ashtu kanë qenë të pranishme në dasmën e çiftit, të cilët duken mjaft të lumtur.

Syla kishte te veshur një kostum elegant, kurse Fjolla në anën tjetër u shfaq e mahnitshme në fustanin e bardhë. “I thashë po, po përgjithmonë. Nuk ka askënd me të cilin preferoj të kaloj përgjithmonë”, ka shkruar ajo krahas postimeve. Kjo është martesa e parë zyrtare e këngëtares së njohur, e cila ka dy vajza nga martesat e mëparshme, ndërsa martesa e dyta për Fisnikun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button