Lajme

Emri/ Gjendet trupi i dekompozuar i 70-vjeçarit në Korçë, familjarët kishin humbur kontaktet para 3 muajsh

Trupi i dekompozuar i një 70-vjeçari është gjetur në një banesë, në Korçë. Mësohet se viktima, Vangjush Prodani kontaktet e fundit me familjarët i ka pasur që para tre muajsh, ndërsa në shtëpi jetonte i vetëm.

Raportohet se Prodani nuk është parë as nga banorët e lagjes për këtë periudhë kohore. Kjo nxiti dyshime se 70 vjeçari mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë.

Megjithatë pritet që të kryhet ekspertiza për të bërë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe për të përcaktuar kohën kur i moshuari ka ndërruar jetë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button