fbpx
KurioziteteLajme

Drogë dhe armë të ftohta në “BMW-në” që drejtonte pa patentë, arrestohet lushnjari.

Drogë dhe armë të ftohta në “BMW-në” që drejtonte pa patentë, arrestohet lushnjari.

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi është kapur me armë të ftohtë, drogë dhe pa leje drejtimi në makinë.

Gjithashtu, është arrestuar edhe 1 tjetër shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në lagjen “Loni Dhamo” është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “BMW”, shtetasi K. A., 34 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat i mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, duke drejtuar automjetin tip “Ford” në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button