fbpx
KurioziteteLajme

Elbasan, policia shoqëron tre persona që ishin dëshmitarë të sherrit Gjergj Luca-Luçiano Boçi

Elbasan, policia shoqëron tre persona që ishin dëshmitarë të sherrit Gjergj Luca-Luçiano Boçi

Policia shoqëron tre persona të cilët kanë qenë dëshmitarë gjatë konfliktit mes Luçiano Boçit, kandidat për deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan me biznesmenin Gjergj Luca.
Konflikti mes tyre ndodhi në një lokal në Labinot, ndërkohë tre dëshmitarët e shoqëruar pritet të zbulojnë se si ndodhi i gjithë sherri.
Më herët i kontaktuar nga abcneës.al Boçi u shpreh se ishte në një takim elektoral dhe Luca i është afruar, e ka ofenduar si dhe ka pasur përplasje fizike. Boçi gjithashtu thotë se gjatë përplasjes biznesmeni e ka kërcënuar me jetë.
“Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi.
Ndërkohë nga ana tjetër Luca  në një deklaratë për mediat shprehet se jo vetëm është dhunuar, por edhe grabitur nga ana e Boçit, i cili sipas tij i ka marrë telefonin në momentin kur janë përplasur në një lokal.
Luca tha se pretendon të gjejë të drejtën e tij në momentin kur të hapen dhe kamerat e sigurisë në vendin kur ka ndodhur sherri, por në fund ka edhe një mesazh fyes për gazetaren e cila e pyet nëse ka shenja nga përplasja me ish-deputetin demokrat.
“Unë kam një shenjë që me ta kallëzuar që po vazhdon me këtë telefonin e kuq në dorë, ty nuk do të vijë mirë. Unë në punë time, ti do me bërë gallatë”, shprehet ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button