fbpx
KurioziteteLajme

Drejtori i Kufirit: Ja vendet ku mund të lëvizet dhe pa test negativ, si funksionojnë fluturimet me BE

Drejtori i Kufirit: Ja vendet ku mund të lëvizet dhe pa test negativ, si funksionojnë fluturimet me BE

Situata e pandemisë ka sjellë vendime të befta të shumë qeverive të cilat kufizojnë lëvizjen e qytetarëve nga shteti në shtet, çka ka sjellë një situatë komplekse pune edhe për policinë kufitare. Aktualisht shteti shqiptar nuk ka asnjë kufizim në kufi dhe pranon nga çdo pikë kufitare si shtetasit shqiptarë ashtu edhe shtetasit e huaj ngado që vijnë.
Në një intervistë për News24 drejtori i departamentit për kufirin dhe migracionin Eduart Merkaj tha se qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirisht dhe pa test COVID-i në drejtim të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Ndërsa me kufirin grek paraqitet një tjetër situatë.
Aktualisht vetëm pika e Kakavijës është e hapur për 400 qytetarë në ditë të cilët duhet të jenë të pajisur me dokumente greke të jenë të pajisur me rezultatet negative te testit COVID edhe pse në kufi kryejnë sërish test të shpejtë.
Ndërsa për sa u përket fluturimeve drejt BE apo SHBA nga aeroporti i Rinasit, situata përditësohet çdo ditë në varësi të vendimeve që marrin shtetet përkatëse.
Për të menaxhuar situatën në kufi, policisë shqiptare i kanë ardhur në ndihmë dhe 200 punonjës shtesë si edhe forcat e FRONTEX të cilat operojnë në Shqipëri që prej vitit 2019. Në kuadër të këtij bashkëpunimi me FRONTEX u nënshkrua edhe një marrëveshje.
Mbyllja e kufijve prej pandemisë si edhe kushtet e motit kanë ndikuar edhe në rënien e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri. Në total deri në 10 mars në kufirin shqiptar janë kapur 1687 emigrantë të parregullt shifër kjo, rreth 57% më e ulët se një vit më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button