fbpx
Lajme

Vrau dy kushërinjtë në mes të qytetit të Laçit, dënohet me burgim të përjetshëm M…

Vrau dy kushërinjtë në mes të qytetit të Laçit, dënohet me burgim të përjetshëm Markel Bushi

Gjykata e Kurbinit ka dhënë dënimin me burgim të përjetëshëm të Markel Bushit, i cili vrau dy kushërinj në qytetin e Laçit në vitin 2019.

Trupi gjykues pranoi kërkesën e përfaqësuesit të akuzës së Laçit , i cili kërkoi burgim të përjetshëm për Markel Bushin.

Ndërkohë familjarët e të pandehurit kanë pretenduar se vrasja e dyfishtë në Laç më 28 Prill 2019 kishte ndodhur pasi Markel Bushi ishte ndjer i kërcënuar nga dy kushërinjtë Mikel dhe Jani Jushi.

Për ngjarjen e rëndë, autori Markel Bushi u shpreh i penduar dhe se qëlloi për tu vetëmbrojtur.

Gjithçka ndodhi pasi vëllai i Markelit, Manueli është konfliktuar verbalisht me dy kushërinjtë Jushi, në një lokal në qendër të Laçit. Pas debatit, në ndihmë të tij shkuan Vincesk dhe Markel Bushi, ku gjatë hetimeve është provuar se personi që ka qëlluar mbi dy kushërinjtë ka qënë pikërisht, Markel Bushi.

Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij në këtë krim si Manuel Bushi dhe Vincesk Bushi, janë hetuar dhe gjykuar veçmas, duke u dënuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

(R.G/Faxweb.al)

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button