fbpx
aktoretBotaKurioziteteLajme

(Video) Demi Lovato: Kam humbur virgjërinë përmes një përdhunimi kur isha 15 vjeç

Demi Lovato: Kam humbur virgjërinë përmes një përdhunimi kur isha 15 vjeç

Në dokumentarin e saj të ri, “Dancing With the Devil”, Demi Lovato ka folur publikisht për abuzimet seksuale që janë kryer ndaj saj.

Dy nga ngjarjet më traumatike për të cilat flet, Demi i kujton në 2018-ën, kur përfundoi në mbidozë nga shpërndarësi i saj i drogës dhe tjetrën, kur ishte 15 vjeç, kësaj here nga një adoleshent, që gjithashtu ishte yll “Disney” asokohe.

“S’është se thjesht më droguan. Përfituan nga unë. Kur më kanë gjetur isha lakuriq, kisha marrë ngjyrë tjetër. Praktikisht isha e vdekur për 1 javë pasi ai përfitoi prej meje. Kur u zgjova në spital më pyetën nëse kisha bërë seks pa vetëdije. Kisha vetëm një si vegim të tij sipër trupit tim. Mu kujtua ajo pjesë dhe thashë po. Një muaj pas mbidozës kuptova se nuk kam qenë në gjendje të marr një vendim të ndërgjegjshëm.”

Teksa tregonte për abuzimin e 2018-ës, Demi foli për herë të parë për përdhunimin gjatë adoleshencës. Ajo tregon se nuk e zgjati këtë çështje nga frika e asaj çfarë mund të ndodhte më vonë. Njerëzit mund të mos e besonin çfarë i kishte ndodhur prej ngjarjes së hershme: përdhunimit të adoleshencës.

“Kur isha adoleshente isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë përmes një përdhunimi.”- tregon Lovato, duke mos përmendur emrin e abuzuesit.

Ylli i “Disney” tha se asokohe ata ishin në fillimet e romancës, por ajo s’ishte gati për të kryer marrëdhënie.

“Unë s’kisha një herë të parë romantike. S’ishte për mua, ma shpifte. Pastaj më duhej ta shihja këtë njeri gjatë gjithë kohës, prandaj fillova të mos haja më dhe ta përballoja në mënyra të tjera.

E kam dënuar veten për vite me radhë, prandaj kam kaluar një kohë shumë të vështirë derisa kam pranuar se çfarë ndodhi ishte në fakt përdhunim. Ne thjesht dilnim dhe mendova se nuk do t’i çonte gjërat më larg nëse unë s’doja. Kjo s’kishte rëndësi për të dhe e bëri. Për shumë kohë i kam thënë vetes që është faji im sepse unë pranova të jem në një dhomë me të. Unë dilja me të.”

Ndonëse Demi ua ka treguar historinë e përdhunimit njerëzve të tjerë në jetën e saj, personi abuzues nuk mori kurrë një ndëshkim për çfarë bëri.

“Atë s’e nxorën kurrë nga filmi. Kam qëndruar e heshtur për shumë gjatë, pasi u lodha.”

Pas dy ngjarjeve abuzuese, Demi duhet të përballonte pasojat traumatike. Kjo nënkuptonte edhe faktin që i është dashur të qëndrojë në kontakt me të dy njerëzit që abuzuan me të, pavarësisht çfarë ndodhi.

“E telefonova atë njeri një muaj më vonë dhe u përpoqa të bëj gjënë e duhur duke e mbajtur situatën në kontroll. Thjesht u ndjeva unë më keq!”

Premiera e dokumentarit të ri të Demi Lovato-s do të jetë në 23 mars, 2021 në YouTube.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button