fbpx
Politika

U përplas fizikisht me policinë, shqiptarët peticion online kundër Ilir Metës: Nuk është presidenti im

TIRANË- Pas incidentit të dhunshëm në të cilin është përfshirë presidenti, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së është krijuar një peticion “Ilir Meta nuk është presidenti im!”.

Peticioni është i hapur për këdo që do të firmosë dhe aktualisht numri total firmave është 853 dhe rritet çdo minutë.

“Javët e fundit, presidenti i Republikës së Shqipërisë duket sikur ka degraduar totalisht në sjellje dhe reagime që nuk i takojnë presidentit të një shteti. Kjo është një thirrje e sinqertë për të shpëtuar njëherë e mirë nga personazhe të tillë që vetëm kanë shkatërruar këtë vend, ndaj të ftojmë edhe ty të firmosësh këtë peticion për largimin e Ilir Metës. Ai nuk është presidenti im! Ai është i çmendur”, shkruhet te peticioni.

Pesë ditë më parë presidenti Ilir Meta është përplasur me Policinë Bashkia, duke hyrë më forcë në zyrat e FRD-së. Kjo ka ardhur pasi sipas tij kërkesa e Bashkisë që FRD të lironte zyrat është me prapavijë politike. Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button