fbpx
Show-Biz

Nga njohja me bashkëshortin tek planet për një fëmijë të tretë, rrëfehet Floriana Garo

Floriana Garo është rikthyer në Shqipëri prej disa javësh, për shkak se ka marrë rolin e zëdhënëses në Partinë Demokratike. Ish-missi tregoi para disa ditësh në një intervistë për “Kjo javë” se e mendonte prej kohësh këtë gjë dhe se ka diskutuar përherë me bashkëshortin rikthimin në Shqipëri.

“Ma bëri Lulzim Basha ftesën, por unë vetë kam shprehur dëshirën për të kontribuar në PD. Ka qenë një vendim i diskutuar me familjen dhe isha e gatshme të jepja kontributin tim. Misioni do të vijojë, jam kthyer me këtë qëllim. Është e rëndësishme që njeriu të provojë veten, por synimi është për të vijuar”, tregoi Floriana.

Ndërkohë ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Abc e pasdites” dhe tha se edhe nëse Partia Demokratike nuk do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit, ajo do të vazhdojë rrugëtimin e saj në politikë.

Ndër të tjera Floriana foli edhe për jetën e saj private, njohjen me bashkëshorten dhe planet për një fëmijë të tretë. Garo zbuloi se “I found my love in Portofino”, është kënga që simbolizon dashurinë e tyre, pasi ata të dy janë njohur në këtë vend.

Floriana është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për sa i përket postimeve në rrjete sociale për familjen e saj, sidomos për fëmijët. Ajo tha se me bashkëshortin e saj ka vendosur që të mos postojnë foto të të vegjëlve, sepse nuk shohin asnjë të mirë nga ky veprim.

Gjithashtu ajo ju është përgjigjur dyshimeve të ndjekësve të saj për një shtatzëni të tretë.

“Më tha dikush mos je shtatzënë, por nuk jam shtatzënë. Megjithatë nuk e anashkalojmë mundësinë në të ardhmen”, u shpreh Garo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button