fbpx
aktoretBotaKurioziteteLajme

Modelja që thyen të gjitha barrierat e “Sports Illustrated”

Modelja që thyen të gjitha barrierat e “Sports Illustrated”
Kathy Jacobs është një 57-vjeçare që ka dalë në kopertinën e “Sports Illustrated”, duke thyer të gjitha barrierat e moshës.
Kathy është modelja më e vjetër e revistës deri më tani dhe tha se misioni i saj është të inkurajojë gratë të ndjekin ëndrrat e tyre, pa marrë parasysh moshën e tyre.
“Unë jam duke e bërë këtë për të qenë pjesë e një ndryshimi në pikëpamjen për gratë mbi 50 vjeç, jo vetëm nga shoqëria, por nga vetja. Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të kuptojmë se sa të mahnitshme, të rëndësishme, të bukura dhe seksi jemi,” tha ajo.
Jacobs shprehet gjithashtu se shpreson të sjellë risi në industri dhe të luftojë konkurrencën mes grave.

“Është koha që ne të marrim kontrollin dhe t’i tregojmë botës se bukuria nuk ka asnjë kufizim moshe dhe se vajzat e shkurtra mund të modelojnë gjithashtu,” shprehet ajo.
Modele të tjera në numrin e këtij viti të njoftuar deri më tani përfshijnë një ish-infermiere të onkologjisë e cila u kthye për të punuar në spitale gjatë pandemisë./a2/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button