KurioziteteLajmePolitika

Edi Rama flet për destabilizim pas zgjedhjeve: Rreziku është fare i qartë dhe prezent!

Edi Rama flet për destabilizim pas zgjedhjeve: Rreziku është fare i qartë dhe prezent! Basha peng i marrëveshjes me LSI

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për rrezik për destabilizim pas zgjedhjeve të 25 prillit, pasi sipas tij, humbja e kundërshtarëve është gjithmonë dhe më pranë.

 

Nga një takim me skuadrën e PS në Fier, Rama tha se Lulzim Basha është peng i marrëveshjes që firmosi me LSI. Ai foli dhe për oligarkët, për të cilët tha se qeveria e tij po u merr më shumë taksa sesa kur vendin e drejtonte PD.

 

Pjesë nga fjala e Ramës:

 

U godita si njeriu që u shërbej oligarkëve, por po të shikosh faktet, ato flasin ndryshe. Ne u kemi marrë 463% më shumë sesa ju merrnin ata. Do vazhdojmë tju marrim në formë taksash për të mbështetur të tjerët. Nuk mund te paguajnë njësoj për shtetin, edhe më të pasurit edhe punëtorët e tyre. Është e pamundur.

 

Lulzim Basha shkruan një kontratë absurde të pamenduar më parë, dy forca politike që hyjnë vec e vec, thjesht për të noterizuar aktin e pengmarrjes së tij. Nga ana tjeetër edhe rreziku i destabilizmit të procesit zgjedhor për shkak të humbjes që afron dhe më shumë, është prezent. Për të gjitha këto arsye por ka dhe të tjera por sështë vendi për ti numëruar.

 

Të gjithë ata që mbështesin verbërisht PD dhe përfaqësojnë ato kategori që ne i mbrojmë me fakte jo me fjalë, shumë më mirë se PD, të bëjnë reflektimin tyre. Ata që bëhen pararoja të këtyre shfaqeve, vullgare dhe të rrezikshme, të mos rrezikojnë shëndetin e tyre duke u përfshirë në zinxhir potencial infektimesh rreth e rreth makinës së Lulit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button