Lajme

E rëndë në Tiranë, gjendet i vdekur në parking automjetesh 66-vjeçari

Policia e Tiranës ka njoftuar se ditën e sotme ka gjetur të vdekur një 66-vjeçar. Sipas njoftimit, shtetasi me iniciale F. V është gjetur i vdekur në një parking automjetesh, në rrugën “Siri Kodra”. Sipas policisë, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button