fbpx
BotaKurioziteteLajme

Spanja mund të jetë shteti i parë në botë që provon skemën 4 ditë punë në një javë

Spanja mund të jetë shteti i parë në botë që provon skemën 4 ditë punë në një javë.

Plani do t’u lejojë punëtorëve të kalojnë më pak orë në zyrë, ndërkohë nuk do të ketë asnjë ulje page.

Kjo është propozuar nga partia e majtë ‘Más País’ , e cila argumenton se orët më të gjata në punë nuk do të thotë domosdoshmërisht produktivitet më i lartë.

Detajet e projektit nuk janë diskutuar plotësisht, por partia ka propozuar një projekt tre vjeçar, 50 milion €, projekt që do të lejonte kompanitë e interesuara t’i bashkohen një prove me një rrezik minimal.

Sipas propozimit, kostot e ndërmarrjeve do të mbulohen me 100% vitin e parë, 50% vitin e dytë dhe 33% në vitin e tretë.

Inigo Errejon nga partia Más País tha në Twitter se java me 4 ditë pune po nis një debat të ri në këtë shtet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button