KurioziteteLajme

Sot 13 vite nga TRAGJEDIA E GËRDECIT… DREJTËSI s’ka!

Sot 13 vite nga TRAGJEDIA E GËRDECIT… DREJTËSI s’ka!

Ju kujtohen këto pamje? Nuk janë marrë nga ndonjë skenë filmi, JO… Si sot 13 vite më parë, Gërdeci shpërtheu dhe kjo nënë mbeti pa të vogëlin e saj e me sytë nga Strasburgu shpreson që një ditë të dalë e vërteta.

Çfarë ndodhi 13 vjet më parë?

Më 15 mars të vitit 2008 Tirana do të lëkundej nga një shpërthim i fuqishëm i ndodhur vetëm pak kilometra larg, në fshatin e quajtur Gërdec.

Një magazinë e kthyer në “fabrikë” për demontimin e armëve shpërtheu duke u marrë jetën të paktën 26 personave, ndërsa qindra të tjerë mbeten të plagosur. Shumë shtëpi u shkatërruan totalisht dhe shpërthimi krijoi një krater të madh.

Sot, 13 vite pas ngjarjes askush nuk është dënuar për jetët e marra. Kryeministri i kohës, Sali Berisha do të deklaronte se përpara shpërthimit nuk e dinte se ekzistonte një fshat i quajtur Gërdec. Një javë pas tragjedisë, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dha dorëheqjen.

Ky shpërthim i mori jetën 26 njerëzve të pafajshëm, mes të cilëve gra dhe fëmijë të mitur, ndërkohë u plagosën mbi 300 të tjerë.

Opozita e asaj kohe akuzoi ashpër qeverinë e Berishës për tragjedinë dhe përfshirjen në një rrjet të madh trafikimi armësh. Prestigjozja amerikane “New York Times” publikoi disa shkrime për ngjarjen, duke hedhur dyshime mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë në këtë aferë.

Berisha e konsideroi gazetën amerikane si “letër higjenike”.

PS dhe LSI zhvilluan disa protesta, ndërsa premtonin zbardhjen e ngjarjes pasi të vinin në pushtet. Një vit më vonë LSI hyri në koalicion me PD-në e Berishës dhe në 4 vitet e qeverisjes së tyre çështja nuk njohu asnjë rezultat pozitiv.

Në vitin 2013, PS dhe LSI fituan zgjedhjet edhe me premtimin se do të zbardhnin dy ngjarje të rënda të qeverisë së Berishës, “Gërdecin” dhe “21 janarin”. Megjithatë, deri tani asnjëra nga ngjarjet nuk ka marrë drejtësinë e merituar./newsbomb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button