fbpx
BotaDiasporaKurioziteteLajme

Shqiptari tenton të qëllojë me thikë gruan në prani të policëve, kur arrestohet i hakërrehet sërish: Do të të djeg të..

Shqiptari tenton të qëllojë me thikë gruan në prani të policëve, kur arrestohet i hakërrehet sërish: Do të të djeg të…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku në pranga ka përfunduar një 36-vjeçar shqiptar.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari është arrestuar në Rimini të shtunën në mbrëmje pasi u përpoq të godiste me thikë gruan e tij 30-vjeçare, në prani të policisë që ishte kontaktuar pas një sherri në familje.
Ajo telefonoi policinë nga frika se mos e lëndonte atë dhe fëmijët, katër dhe shtatë vjeç. Frika ishte pasi ai kohët e fundit ishte shumë i dhunshëm me bashkëshorten duke e kërcënuar se do e mbyste dhe do e vriste.
Ajo ka deklaruar se shqiptari ishte i dhunshëm edhe me fëmijët. Këto pretendime janë pohuar edhe nga fqinjët të cilët kanë deklaruar se i shqiptari 36-vjeçar ushtronte dhunë në familje.
Pas arrestimit, kur policia po e shoqëronte, burri i nevrikosur u kthye dhe u përpoq ta godiste në stomak gruan ndërsa bërtiste, “unë do të të djeg të gjallë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button