fbpx
KurioziteteLajmePolitika

Artan Hoxha zbulon paktin sekret PS-PD në Elbasan: Dje u thye rregulli

Gazetari Artan Hoxha duke komentuar përplasjet dje në Elbasan, deklaroi se erdhën si pasojë e prishjes së marrëveshjes mes PD dhe PS.

I ftuar në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, gazetari zbuloi se dy partitë kanë bërë marrëveshje që të mos prekin njëra-tjetrën. Sipas gazetarit ishin thirrjet “Rama ik” që prishën dje rregullin.

“Për mua është maja e ajsbergut e asaj qe mund të ndodhë në një qytet me kaq problematikë si Elbasani. Aty situatën në dorë e ka politika. Dje mjaftuan ca flamuj dhe brohoritje kundër drejtuesit të partisë.

Shtabet e tyre në terren kanë bërë marrëveshje mos sulmimi të njëri- tjetrit. Të dy palët nuk do ti pengojnë, dhunojnë militantët e tyre, ndërsa ata operojnë gjatë fushatës në qytet. Deri tani është ndjekur ky rregull. Nuk ka ndodhur në asnjë moment që militantët të përplasen me njëri-tjetrin. Ka qenë e dukshme si në asnjë zonë të Shqipërisë. Ka pasur momente kur është dhunuar një militant i PD dhe janë marrë masa menjëherë nga ata që i mbajnë nën kontroll. Kjo ka qenë marrëveshja.

Kur ka hyrë Basha dje nuk ka ndodhur gjë. Edhe kur ka hyrë Rama, ndodhi kur doli. Mund të jetë një provokim? Janë bërë shumë militantë bashkë. Ata nuk e kanë ditur se kush është pas gardës. Ata mbrapa krijuan atë situatën dje.

Për të mos thënë që politika i thërret ata. I nxjerrin nga habitati i tyre. Nuk janë thirrur aty për paqe në botë. Ata nuk janë njerëzit e paqes.

Është bërë një marrëveshje dhe thotë ne do lëvizim këtu ne nuk ju trazojmë dhe as ju. Në momentin që ky pakt prishet ata reagojnë kështu.

As Ramës dhe Bashës nuk i hyri gjë në këmbë aty.  Policia ndërhyri aty dhe shoqëroi disa persona. ne do të donim që aty të bëhej nami. Unë kam parë drejtorin e policisë që udhëzonte kush të shoqërohej. Dje janë hapur katër procedime. Pse nuk e thotë Gazment Bardhi kush është krim i organizuar. Ta thotë.

Kur unë e kam nxjerrë vetë kryeministrin në foto me personazhe të tillë. Vetë kryeministri duhet të jetë i kujdesshëm. Lulzim Basha që është jurist e di shumë mirë çdo të thotë. Dje në Elbasan ishte ditë feste. Qytetarët kanë qenë të distancuar. Përgjigjen e qytetarëve do ta shikoni në 25 prill.

Ka një marrëveshje në Elbasan PS-PD për të mos prekur njëri-tjetrin dhe ka ngrënë dru LSI. Dje thirrjet Rama ik kanë provokuar përgjigjen. Dje janë proceduar katër persona”, deklaroi Artan Hoxha.

Burimi/Americaneye.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button