fbpx
KurioziteteLajme

U prit me thirrjet ‘Rama Ik’ në Elbasan, reagon Kryeministri: Dukeshin si kopje të Metës, kam 20 vjet që vij në qytet e s’kisha parë turmë të tillë ulëritëse

U prit me thirrjet ‘Rama Ik’ në Elbasan, reagon Kryeministri: Dukeshin si kopje të Metës, kam 20 vjet që vij në qytet e s’kisha parë turmë të tillë ulëritëse

Edi Rama në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjes së militantëve të PS-së dhe PD-së gjatë vizitës për Ditën e Verës në Elbasan.

Rama ka shkruar se ajo është një shfaqje vulgare dhe shembull i degradimit të opozitës.

“Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë! Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!
Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!” shkruan Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button