AktualitetLajme

E nxorrën jashtë spitalit sepse ishte i palarë, ndërron jetë 48-vjeçari në Tiranë

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një qytetar në Tiranë pas sorollatjes 48 orëshe për të marrë ndihmën mjekësore.

Kreshnik Kaçi 48-vjeç ka ndërruar jetë pasi ishte i palarë dhe mjekët e urgjencës refuzuan t’i jepnin ndihmën mjekësore në kohën që qytetarët kërkuan ndihmë për të.

Para pak ditësh fqinjët e tij i kishin kërkuar ndihmë autoriteteve shëndetësore, por ata nuk kanë pranuar, pasi 48-vjeçari jetonte i vetëm dhe ishte i palarë.

Më pas komshinjtë e kanë pastruar edhe kanë thirrur sërish ambulancën, dhe e çuan në spitalin e Tra umës. Të nesërmen miqtë e tij kishin shkuar për ta vizituar atë dhe shohin se qytetari ishte lënë jashtë dhe nuk kishte marrë asnjë shërbim.

Pas kësaj qytetarët i kërkuan llogari stafit të spitalit se përse ky i sëmurë është lënë pa shërbim dhe në rrugë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button