fbpx
KurioziteteLajme

VRASJA E BEHAR SOFISË, NË PRANGA AUTORI DHE 3 BASHKËPUNËTORËT E TIJ.

VRASJA E BEHAR SOFISË, NË PRANGA AUTORI DHE 3 BASHKËPUNËTORËT E TIJ.

Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar si të dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia në Tiranë. Burime bëjnë me dije se Policia ka mundur që të vërë në pranga ekzekutorin dhe tre prej bashkëpunëtorëve të tij, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije ende.

Ekzekutimi i Sofisë dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë. Mësohet se personi që ka qëlluar me armë silensiator Sofinë është 23-vjeçari E.Shyti, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme në Malin e Zi, dhe u soll drejt Tiranës, ku dhe është marrë në pyetje nga ana e Policisë.

Shyti e ka pranuar vrasjen, dhe është zbuluar nga gjurmët e ADN-së që kishte lënë në rroba. 23-vjeçari jetonte në një banesë me qera së bashku me nënën e tij në rrugën ‘Bardhyl’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button