BotaLajme

U kapën me 12 kg kokainë të fshehur në “Ford Fiesta”, arrestohet çifti shqiptar në Itali, detaji që i nxorri zbuluar.

U kapën me 12 kg kokainë të fshehur në “Ford Fiesta”, arrestohet çifti shqiptar në Itali, detaji që i nxorri zbuluar.

Një çift shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me 12 kg kokainë në mjetin ku po udhëtonin.

Mediat italiane bëjnë me dije se çifti u kap në autostardën “Autostrada del Sole”, kur në makinën e tyre tip “Ford Fiesta” kishin fshehur një sasi prej 12 kg kokaine.

Arrestimi i tyre është bërë më 27 janar në Guardamiglio, por vetëm sot është bërë i ditur lajmi për shkak të hetimeve. Fillimisht ata janë ndaluar për një kontroll anti-Covid, teksa ishin shumë larg vendbanimit të tyre.

Kur u pyetën nga karabinierët se pse kishin dale në një orar të vonë, ata janë shprehur se ishin nisur për disa ditë tek të afërmit, por në makinë, nuk kishte asnjë valixhe.

Më pas policia kontrolloi mjetin me të cilin po udhëtonin, ku zbuluan dhe 12 kg kokainë të fshehur brenda tij. Tashmë çifti ndodhet në burgun e Lodit në Itali ku po vuajnë dënimin e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button