fbpx
BotaLajmeShendetesi

Mos i neglizhoni/ Njihuni me 5 shenjat që po ju paralajmërojnë se mushkëritë tuaja kanë nevojë për ndihmë dhe duhet t’i drejtoheni urgjentisht mjekut

  1. Mos i neglizhoni/ Njihuni me 5 shenjat që po ju paralajmërojnë se mushkëritë tuaja kanë nevojë për ndihmë dhe duhet t’i drejtoheni urgjentisht mjekut
    Ne duhet t’u kushtojmë vëmendje mushkërive dhe shenjave që ato na japin kur diçka nuk është në rregull.
    Ja 5 sinjale që duhet t’i merrni më seriozisht:
    1.Dhimbje shpine dhe shpatullash
    Edhe pse një simptomë e rrallë, dhimbja e shpinës, shpatullës, apo edhe e gjoksit mund të tregojnë fillimin e kancerit të mushkërive që, nëse zbulohet në fazat e hershme, shërohet. Nëse kjo dhimbje është më e fortë dhe zgjat më shumë se dhimbja e zakonshme e shpinës, ose nëse e përjetoni shpesh, ju këshillojmë të shkoni te mjeku.
    2. Kollë e vazhdueshme
    Kolla ​​akute dhe nën-akute mund të jenë shenja të kancerit të mushkërive, veçanërisht nëse kombinohen me simptoma të tjera si kolla me gj/ak.
    3. Probleme me frymëmarrjen
    Mungesa e frymëmarrjes shkaktohet nga astma ose alergjitë. Nëse edhe ju vuani nga këto, mirë do të ishte të dilnit për një farë kohë nga qyteti ku jetoni, shkoni diku me ajër të freskët ose ushtrohuni nga liqeni.
    4. Sytë dhe lëkura e verdhë (verdhëza)
    Një tregues i qartë i problemeve të mëlçisë që mund të shkaktohen nga kanceri i mushkërive. Verdhëza është një gjendje që e bën të verdhë lëkurën dhe të bardhën e syrit.
    5. Mungesë energjie
    Mungesa e gjumit ose stresi mund të jenë shkaqet e lodhjes, por nëse ndiheni shumë shpesh të lodhur, keni kollë dhe s’keni oreks, kjo do të thotë se diçka nuk po shkon me mushkëritë tuaja

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button