fbpx
LajmeShendetesiShow-Biz

Shtohen virozat dhe alergjitë e stinës tek fëmijët, mjekja këshillon prindërit: Drejtohuni te specialistët

Shtohen virozat dhe alergjitë e stinës tek fëmijët, mjekja këshillon prindërit: Drejtohuni te specialistët
Stina e pranverës ka shtuar virozat, alergjitë dhe problemet e rrugëve respiratore te fëmijët. Doktoreshë Holta Sulaj, mjeke otorinolaringologe  pranë spitalit Hygeia këshillon që prindërit të jenë të kujdesshëm ndaj simptomave të cilat duhet të trajtohen për të mos krijojnë vështirësi në shëndetin e fëmijëve.
“Gjatë kësaj periudhe sidomos te fëmijët janë shtuar grumbullimi i likidit në vesh pas kalimit të situatave virale, sinozitet, shtimi i sekrecioneve në hundë, frymëmarrja më e vështirë dhe shpesh herë ekzaminohen edhe ato që quhen situatat e apneve të gjumit sepse shtohen përveç problemeve kronike edhe situata akute që i nxjerrin më në pah dhe bëjnë që fëmija të vijë për ekzaminime të tilla” tha ajo.
Doktoreshë Holta shprehet se pas vlerësimit të pediatrit  dhe nëse simptomat  vazhdojnë duhet që ti drejtohen mjekëve specialistë. “Stacioni i parë zgjidhet me pediatrin, por nëse këto simtoma vazhdojnë, sigurisht duhet bërë edhe një konsultë për të përjashtuar problemet dhe për të ekzaminuar rrugët e sipërme respiratore” tha ajo.
Në shumë raste simptomat e virozave ngatërrohen me ato të Covid por mjekët sugjerojnë që kontrollet  më të specializuara për problemet  ORL duhet të realizohen pas kalimit të fazës ngjitëse. “Kur kemi pasur kontakte, kur shoqërohet me temperaturë vlerësimin e parë e bën mjeku i familjes dhe pastaj ne në situata të komplikuara ndihmojmë dhe trajtojmë në varësi të problematikës” tha ajo.
Mjekët këshillojnë ushqim të shëndetshëm dhe ajrosje të  shpeshtë e mjediseve të mbyllura të cilat  nuk duhet të neglizhohen në stinën  e pranverës./ Abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button