BotaKurioziteteLajmePolitika

Mediat serbe: Egjipti dhe 4 shtete të tjera do tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Mediat serbe: Egjipti dhe 4 shtete të tjera do tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës Mediat serbe paralajmërojnë tërheqje të reja të njohjeve të Kosovës. Në listë sipas tyre është Egjipti dhe katër shtete tjera, si Peruja, Republika Dominikane, Antigua dhe Omani.

Ndërkohë, eskpertët thonë se statusi i këtyre njohjeve nuk është i qartë pasi nuk ka një dokument zyrtar që konfirmon se ato e kanë njohur Kosovën. Pavarësisht kësaj, Prishtina zyrtare i trajton këto shtete sikur e kanë njohur Pavarësinë.

“Në mënyrë që njohja e një shteti të jetë e pranuar ndërkombëtarisht duhet të ekzistojë një akt shtetëror i njohjes dhe nuk është i mjaftueshëm vetëm njoftimi”, ka thënë ish-diplomati Zoran Milivojeviq.

Ai ka theksuar se në mënyrë që një shtet të jetë i njohur, duhet të ekzistojë procedura me të cilën një shtet e njeh një shtet tjetër, e ajo procedurë duhet të jetë e qartë dhe nënkupton ekzistimin e një dokumenti valid.

“Nëse kjo nuk ekziston, atëherë në kuptimin e së drejtës nuk mund të konsiderohet si njohje”, është shprehur ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button