fbpx
BotaLajme

Meksika legalizon kanabisin, kthehet në tregun më të madh të ligjshëm në botë

Shtëpia e përfaqësueve në parlamentin e Meksikës ka aprovuar ligjin që legalizon përdorimin e kanabisit medicinal.

Tashmë ligji kërkon një votë finale në Senat, ku partia e drejtuar nga presidenti Andrés Manuel López Obrador ka besim se do të gëzojë mbështetje të plotë. Kjo do ta shndërronte automatikisht Meksikën në tregun më të madh të ligjshëm të kanabisit në botë.

Prej dekadash Meksika ishte përfshirë në një luftë të përgjakshme mes karteleve më të fuqishme të drogës, me mijëra të vrarë çdo vit. Por ligji që legalizon përdorimin e saj kaloi me 316 vota pro dhe 129 kundër. Sipas ligjit të ri, përdoruesit do të lejohen të mbajnë me vete 28 gram kanabis, për përdorim mjekësor dhe lejohen të mbjellin pemë kanabisi, jo më shumë se 8 të tilla, në shtëpinë e tyre, për përdorim personal. Ligji lejon sigurimin e një licencse të posaçme për kultivimin, transformimin, kërkimin dhe eksport-importin e kanabisit.

Presidenti Obrador thotë se ky ligj i ri do ti jap fund pikërisht luftës mes karteleve të drogës në vend. Kur ligji të marrë votën përfundimtare në Senat, Meksika do të jetë vendi i tretë në botë që legalizon përdorimin e kanabisit, pas Uruguajit dhe Kanadasë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button