KurioziteteLajme

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Varianti britanik ka hyrë në Shqipëri, masat nuk ndryshojnë

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar zyrtarisht se në Shqipëri qarkullon varianti britanik i Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë ka vendosur të mos ndryshojë masat e deritanishme kundër koronavirusit.

“Në vlerësimin e situatës janë analizuar kampione, laboratori ka përdorur kite specifike, ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë në Turqi, dhe rezultatet treguan se kampionet janë të infektuar me variantin e ri, mbajnë një shenjë të mutacionit britanik, ky mutacion është detaktuar nga laboratori i ISHP që është në qarkullim. Pra dyshimet e arsyeshme që ekspertët tanë patën kur filloi rritja e infektimeve, tashmë është e konfirmuar nga detektimi në laborator që Shqipëria ka në qarkullim edhe këtë mutacion, variantin e ri të Covid-19”, tha ministrja Manastirliu.

Ndërkohë, pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë u bënë edhe 3 anëtarë të rinj: Dhimiter Kraja, ish-shefi i Shërbimit Infektiv, Ermira Kola, shefe e Reanimacionit të Pediatrisë në QSUT dhe Alban Ylli, specialist ISHP. Këto ndryshime kanë ardhur pas largimit të Tritan Kalos dhe Najada Çomos. Kalo e njoftoi largimin e tij me një postim në rrjetet sociale, ku akuzoi qeverinë, presidencën dhe opozitën për përçarje të mjekëve në përballimin e pandemisë. Tashmë Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë do të ketë 13 anëtarë nga 12 që kishte më herët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button