aktoretKurioziteteLajme

Ja kush janë dy shqiptaret që kanë fituar mandatin si këshilltare në bashki në Zvicër

Dy kandidatet shqiptare Arbenita Shabani Zejna dhe Anita Islami kanë fituar në zgjedhjet e 7 marsit 2021 në Zvicër.

 

Ato do të jenë pjesë e Këshillit bashkiak të bashkisë Rolle, Kantoni Vaud Zvicër.

 

Arbenita është dizajnere e modës dhe rizgjidhet për të dytën herë në këtë pozicion. Anita është 20 vjec dhe studion për Grafik Dizajn në Lozanë.

 

Të dyja këto u zgjodhën këshilltare bashkiake për bashkinë Rolle, Kantoni Vaud Zvicër.

 

Dy shqiptaret Arbenita dhe Anita në këto zgjedhje garuan në listën e Partisë Socialiste.

 

Kujtojmë se edhe dy shqiptarë të tjerë fituan në zgjedhjet e 7 marsit. Musa Kamenica, shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër rifitoi të drejtën për të qenë pjesë e asamblesë së bashkisë së Lozanës. Gjithashtu edhe Ibrahim Berisha u zgjodh deputet në parlamentin bashkiak të vendit ku jeton.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button