fbpx
BotaKurioziteteLajme

ParIamenti grek merr vendimin që pritej prej kohësh

ParIamenti grek merr vendimin që pritej prej kohësh, vjen Iajmi i shumëpritur për shqiptarët
Komisioni i Përhershëm për Prodhim dhe Tregti në Parlamentin grek miratoi të mërkurën Projektligjin e Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas njoftimit zyrtar të Parlamentit grek deputetët e Komisionit votuan me shumicë votash ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve që u paraqit në Komision nga Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Joanis Qefalojanis.
Marrëveshja ishte nënshkruar nga Ministrat e atëhershëm të Jashtëm Ditmir Bushati, dhe Nikolaos Kocias në maj të vitit 2018, por që të hynte në fuqi duhet të ratifikohej nga Parlamenti grek.
Autoritetet greke nuk kanë dhënë motive për vonesat, por më në fund pas gati dy vitesh Komisioni Parlamentar grek ka hapur dritën jeshile që projektligji të kalojë në seancë parlamentare. Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit pritet të lehtësojë lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe grekë dhe sidomos të dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Autoriteti i Transportit Rrugor shqiptar duke iu referuar marrëveshjes ka pohuar se “shtetasit shqiptarë që zotërojnë leje drejtimi, model i lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga 24 janari i vitit 2017, mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button