Lajme

Albumi i Dua Lipa-s, më i dëgjuari në botë në Spotify

Albumi i Dua Lipa-s, më i dëgjuari në botë në Spotify
Albumi ‘Future Nostalgia’ i këngëtares Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses.

Përmes rrjetit të saj social Instagram, Dua ka postuar një foto të platformës muzikore Spotify, ku duket se ky album ka qenë më i dëgjuari në botë për tri javë radhazi.

“Future Nostalgia ishte zyrtarisht albumi i parë më i dëgjuar në botë në Spotify për tri javë radhazi. Urime Dua Lipa”, thuhej në postim.

Këngëtarja ka lënë pas këngëtarë, si: The Weeknd, Bad Bunny, Ariana Grande, Pop Smoke, Harry Styles, The Kid LAROI, Juice WRLD, Morgan Wallen, C.Tangana etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button