fbpx
AktualitetLajme

Akuzohet për trafik droge, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia e Vlorës dhe FNSH ka arrestuar të kërkuarin e 6 nga policia italiane, të akuzuar për trafikim të narkotikëve, në grup. Mësohet se në pranga ka rënë 30-vjeçari nga Vlora, i cili do të ekstradohet në Itali.

“Vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “TIBUS”. Shkon në 6 numri i personave të arrestuar. Në vijim të operacionit “TIBUS”, në Vlorë, është kapur nga FAST Albania, FNSH, strukturat e DVP Vlorë dhe Interpol Tirana, një shtetas tjetër, i cili u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht: A. V., 30 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri.

Arrestimi i tij u bë pasi edhe ky shtetas, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button