fbpx
BotaKurioziteteLajme

Zgjedhjet në Shqipëri, Facebook vendos rregulla të reja për reklamat politike (Si duhet të veproni)

Zgjedhjet në Shqipëri, Facebook vendos rregulla të reja për reklamat politike (Si duhet të veproni)

Rrjeti social Facebook Inc. ka vendosur rregulla të reja për reklamat politike në 32 vende të botës, përfshi edhe Shqipërinë.

 

Sipas rregullave të reja të rrjetit social, të gjitha reklamat politike që kanë lidhje me zgjedhjet, kandidatët, partitë etj., duhet të përcaktojnë qartë se janë reklama politike dhe të specifikojnë se kush i sponsorizon, raporton newsbomb.al.
Çdo reklamë politike në Facebook, e bërë qoftë nga vetë politikani, kandidati, subjekti politik apo dhe një person apo subjekt tjetër që nuk ka lidhje me politikën, duhet të vendosë njoftimin “Paguar nga” në çdo reklamë.
“Çdo reklamues që drejton reklama në lidhje me zgjedhjet ose politikën dhe synon njerëzit në Shqipëri duhet të jetë i autorizuar në vendin ku targeton me këto reklama.
Kjo vlen për çdo reklamë që:
Është bërë nga, në emër të ose për një kandidat aktual ose të mëparshëm nga zyra publike, një figurë politike, një parti politike, një komision veprimi politik ose avokatë, për rezultatin e një zgjedhjeje në zyrën publike; ose
Ka të bëjë me ndonjë nismë zgjedhore, referendumi ose votimi, përfshirë fushatat “dilni nga vota” ose zgjedhjet”, thuhet në politikat e reja të Facebook.
Përveç kësaj, çdokush që dëshiron të bëjë publike reklama politike apo në lidhje me zgjedhjet në Facebook, duhet të konfirmojë identitetin përmes kartës së identitetit si dhe të japë informacion shtesë si adresa, numri i telefonit etj., si dhe të tregojë se kush është përgjegjës për reklamën që ai bën, raporton newsbomb.al.
“Kushdo që dëshiron të publikojë reklama në lidhje me zgjedhjet ose politikën në Shqipëri do të duhet të konfirmojë identitetin e tij me një letërnjoftim të lëshuar nga vendi në të cilin dëshiron të publikojë reklama dhe të zbulojë se kush është përgjegjës për reklamën. Një reklamues mund të zgjedhë të autorizojë vetveten, faqen që drejton ose organizatën, për t’u paraqitur në njoftimin “Paguar nga””, thuhet më tej në përditësimin e politikave të Facebook për reklamat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button