fbpx
BotaLajme

Nxënësi Autik Ngel Në Klase Ne Të Gjitha Lëndët, Mësuesja Çudit Gjithë Botën Me Fjalet Qe I Shkruan

Nena e nje femije 11 vjecar autik ka lexuar nje leter shume prekese qe mesuesja i ka sjelle per djalin e saj. Mesuesja pasi kishte marre vesh se djaloshi Ben nuk e kishte kaluar provimin ia kishte shkruar kete leter nenes se tij:
“ I dashur Ben,

Po të shkruaj për të përgëzuar për sjelljen dhe suksesin tënd në përfundimin e nivelit kyç të provimeve SAT. Mesuesit Gil, Lynn, Angela, Steph, dhe Anne kanë punuar shume mirë me ty këtë vit dhe ti ke bërë një progres shume befasues.

I kam shkruar prindërve të tu dhe ty për t’ju treguar rezultatet e provimeve.

Një pjesë shumë e rëndësishme e informacionit që dua që ti të kuptosh është se këto provime matin vetëm pak nga ty apo aftësitë e tua. Ato janë shumë të rëndësishme dhe ti ke arritur shumë, por ti Ben Twist ka aq shumë talente sa që ne te Lansbury Bridge i shohim dhe i matim në një mënyrë tjetër.
Këto talente përfshijnë:

Talentet e tua artistike. Aftësinë tënde për të punuar në skuadër, Pavarësinë tënde që rritet, Mirësjelljen tënde, Aftësinë për të shprehur opinionin tend.

Aftësitë e tua në sport, Aftësinë tënde për të bërë miq, Aftësinë tënde për të diskutuar dhe vlerësuar progresin tend, Talentet e tua në dizenjim dhe krijim, Aftësitë e tua në muzikë.

Ne jemi shumë të kënaqur që të gjithë këto talente dhe aftësi të ndryshme të kanë bërë ty ky person i veçantë që je sot dhe këto janë pikërisht ato gjëra që ne i masim për tu siguruar se ti je gjithmonë duke bërë progres e vazhdon të bëhesh një djalosh i dashur e i zgjuar.

Të lumtë Ben, ne jemi shumë krenarë për ty.

Urimet më të mira.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button