aktoretKurioziteteLajme

7 Marsi, si lindi festa e mësuesit dhe ngjarja historike që shënjoi këtë ditë.

7 Marsi, si lindi festa e mësuesit dhe ngjarja historike që shënjoi këtë ditë.

Dita e mësuesve u kushtohet atyre që edukojnë brezat e ardhshëm me përkushtim dhe profesionalizëm.

Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri mësuesit shpërbleheshin me dekorata të larta si “Mësues i Merituar” dhe “Mësues i Popullit”.

Në mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe dhe drejtori dhe mësuesi i parë në këtë shkollë ishte Pandeli Sotiri.

Kjo ishte një fitore për shqiptarët pasi deri në atë kohë mësimet jepeshin fshehurazi nëpër shtëpi, për shkak të pushtimit turk.

Kështu që nga ajo kohë 7 marsi festohet në Shqipëri për të kujtuar ngjarjen e rëndësishme kulturore dhe historike.

Mësonjëtorja e Korçës ka qëndruar e hapur për të paktën 20 vite dhe drejtues të tij ishin figurat e shquara të Rilindjes shqiptare si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami e të tjerë.

Ata i përkushtuan jetën e tyre përhapjes së dijes në popull dhe u bënë iniciatorët për krijimin e teksteve të para shkollore të dokumentuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button