fbpx
KurioziteteLajme

Çfarë iu kërkonte mbreti Zog shqiptarëve për festën e pavarësisë

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Il Popolo del Friuli” ka botuar, të martën e 29 nëntorit 1938, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me fjalimin e mbretit Zog të mbajtur me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Thirrja e mbretit Zog për të gjithë shqiptarët

Tiranë, 28 nëntor.

Në fjalimin e mbajtur në radio për përvjetorin e njëzetë (njëzet e gjashtë) të pavarësisë së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Mbreti Zog, pasi u drejtoi disa fjalë të shkurtra përshëndetëse të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, shtoi:

“Si udhëheqësi juaj më i lartë do të doja t’ju bëja një rekomandim: kudo që të jeni, shtrëngoni duart vëllazërisht, duke iu përkushtuar me vullnet të palodhur veprave të përparimit, sepse arritja e pavarësisë së atdheut nuk mjafton, por ne duhet të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet për të bashkuar të gjithë shqiptarët me qëllim konsolidimin dhe zhvillimin e lirisë.”

Edhe mbretëresha Geraldinë u drejtoi shqiptarëve disa fjalë të shkurtra urimesh. Më vonë një zyrtar i lartë i drejtorisë së postës dhe telegrafit përkujtoi në radio Guglielmo Marconin.

 

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button